Tërmet prej 5.7 ballësh në Rumani lëkundjet u ndjenë në Shkup dhe rrethinë

Një tërmet prej 5.7 ballësh ka goditur Rumaninë, tha Qendra Sizmologjike Mesdhetare Evropiane. Tërmeti kishte epiqendrën 73 kilometra në verilindje të Drobeta-Turnu Severin. Thellësia e tërmetit ishte 10 kilometra nga sipërfaqja e tokës. Dridhje të tokës nga ky tërmet janë ndier edhe në Maqedoninë e Veriut, Kosovë dhe Serbi. Tërmetin e ka regjistruar edhe Instituti i Sizmologjisë në Shkup. Madje në njoftimin e këtij institucioni është bërë ngatërrim i fakteve. Njoftimi e kufizon vendin me Rumaninë. “ Stacionet në Shkup, Vallandovë, Ohër, Shtip dhe Pehçevë, të mirëmbajtura nga Observatoriumi Sizmologjik pranë Fakultetit Matematiko-Natyror sot regjistroi tërmet 365 kilometra në verilindje të Shkupit, i cili vjen nga epiqendra e rajonit të Rumanisë fqinje. Tërmeti është ndjerë në Shkup dhe rrethinë”, theksohej në njoftimin e Institutit Sizmologjik. /alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button