Tërmetet në Evropë, lëkundje edhe në Kroaci e Islandë gjatë ditës së sotme

E gjithë java ka qenë e ngarkuar me aktivitet të lartë sizmik në Evropë dhe kryesisht në Ballkan, shkruan CNNa2. Përveç tërmetit që goditi Larisën në Greqi paraditen e të mërkurës, me magnitudë 6, i shoqëruar me disa pasgoditje të magnitudave 4 deri në 4,9, aktivitet sizmik ka pasur në disa vende të tjera të Ballkanit.

Mëngjesin e sotëm lëkundje me magnidutë 4,1 janë ndjerë në Kroaci, ndërsa javën e kaluar, ka pasur tërmete në Rumani (më 27 shkurt, i magnitudës 4,1, lëkundjet e të cilit u ndjenë edhe në Moldavi, Bullgari, Rumani dhe Ukrainë). Në Shqipëri, lëkundjet e fundit u regjistruan mëngjesin e 24 shkurtit, në zonën e Durrësit, të magnitudës 3,2 dhe 3,5.

Në Evropë, duket se Islanda ka qenë vendi më i përfshirë nga tërmetet, me disa lëkundje të magnitudës 4 brenda 24 orëve të fundit, me e madha 4,7.

LEXO EDHE:

Back to top button