Tërmetet në Venezuelë, rritet numri i viktimave
Makthi i tërmeteve në Venezuelë vazhdon. Bilanci i viktimave është rritur në 1430 të vdekur, ndërsa mijëra të tjerë janë plagosur ose rezultojnë ende të zhdukur. Familje të tëra vazhdojnë të kërkojnë me ankth të afërmit e tyre, ndërsa ekipet e shpëtimit punojnë pa pushim mes rrënojave.
Pamjet nga zonat e goditura tregojnë përmasat e katastrofës. Ndërtesa të shembura, rrugë të shkatërruara dhe lagje të tëra të mbuluara nga rrënojat janë kthyer në skenën e një prej fatkeqësive më të rënda natyrore që ka përjetuar vendi.
Ekipet e kërkim-shpëtimit vazhdojnë operacionet në garë me kohën.
Në mesin e dhimbjes, qindra familje presin çdo lajm për fatin e të afërmve të tyre. Mes kaosit ka pasur edhe momente shprese, pasi disa persona janë nxjerrë të gjallë nga ndërtesat e shembura pas orësh kërkimesh.
Shumë banorë janë detyruar të largohen nga shtëpitë, ndërsa mijëra të tjerë kanë mbetur pa strehë dhe po qwndrojne në qendra emergjente.
Ndërkohë, ndihmat humanitare kanë nisur të mbërrijnë nga vende të ndryshme, me ushqime, ujë, ilaçe dhe ekipe të specializuara për kërkim-shpëtim.








