Tërmeti dhe stuhia tropikale Hillary goditën Kaliforninë
Tërmeti dhe stuhia tropikale Hillary goditën Kaliforninë

Zyrtarët e Kalifornisë kanë shpallur një gjendje të jashtëzakonshme në pjesën më të madhe të Kalifornisë Jugore, me paralajmërime për përmbytje
Një tërmet me magnitudë 5.1 ballë të shkallës Rihter goditi zonën e Kalifornisë Jugore të goditur nga stuhia tropikale Hillary të dielën pasdite me orën lokale.
Epiqendra e tërmetit ishte në zonën në veri të Los Anxhelosit dhe lëkundjet janë ndjerë nga banorët në një pjesë të madhe të zonës jugore të shtetit federal amerikan.

Stuhia tropikale Hillary shkaktoi përmbytje në lindje dhe në perëndim të Los Anxhelosit pasi përfshiu Gadishullin Baja California të Meksikës me forcë të madhe, raporton N1.
Një person në Meksikë vdiq nga përmbytjet e shpejta në gadishull, ku disa rrugë u shkatërruan. Fotot në mediat sociale tregojnë përrenj që mbulojnë rrugët e qytetit.

Zyrtarët e Kalifornisë kanë shpallur një gjendje të jashtëzakonshme në pjesën më të madhe të Kalifornisë Jugore, me paralajmërime për përmbytje.
Stuhia e parë tropikale që goditi qarkun e Los Anxhelosit që nga viti 1939 shkaktoi përmbytje të rënda në malet San Gabriel në lindje të qytetit dhe në zonat bregdetare në kontenë veriperëndimore Ventura.

Në kontenë San Bernardino, janë urdhëruar evakuime për zona të shumta në male dhe lugina për shkak të rrezikut të përmbytjeve dhe përmbytjeve të shpejta.
Qindra fluturime u anuluan në San Diego, Las Vegas dhe Los Angeles.







