Tërmeti i mbrëmshëm në vend nxori qytetarët në rrugë (VIDEO)

Një tërmet me magnitudë 5.4 ballë ka tronditur mbrëmjen e djeshme gjithë rajonin.

Tërmeti ka ndodhur 6 kilometra në veriperëndim të qytetit të Follorinës në Greqi, ndërsa dridhjet janë ndjerë në Greqi, Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Serbi, Mal të Zi e Bullgari.

Banorët në Manastir kanë bërë të ditur se rrjeti i telekomunikacionit aktualisht është ndërprerë.

Sipas tyre, për momentin nuk është e mundur të bëhet një telefonatë dhe nuk ka as internet.

Mbrëmjen e djeshme ata u shprehën për mediat vendase se nuk kishin ndjerë një tërmet të tillë prej kohësh dhe se natën do e kalonin jashtë.

LEXO EDHE:

Back to top button