Tërmeti në Kroaci: “Tundi shtëpinë, nuk është shaka”, “Dy goditje të forta, njëra pas tjetrës”

Një tërmet me magnitudë 3.5 ballë të shkallës Rihter tronditi Kroacinë, pranë qytetit të Sisak. Sipas EMSC, tërmeti është regjistruar në orën 05:45 me orën lokale. Epiqendra e tërmetit ishte dhjetë kilometra nga qyteti i Sisak, dhe thellësia e goditjes ishte pesë kilometra.
Në faqen zyrtare të EMSC-së kishte komente nga banorët në dhe përreth Sisak, të cilët ndanë përvojat e tyre me këtë tërmet. Më shumë se 300 njerëz raportuan këtë tërmet, sipas EMSC.
Disa nga komentet janë: “Tundi shtëpinë, nuk është shaka”, “Dy goditje të forta, njëra pas tjetrës”, “Vajza u hodh nga shtrati”, “E shkurtër por e fortë”.