Tërmeti në Turqi, 3 vinça parandalojnë shembjen e ndërtesës

Të shumta ishin ndërtesa e shembura në Turqi nga tërmeti i fuqishëm, i cili deri tani është konfirmuar se u ka marrë jetën 25 personave, ndërsa më shumë se 800 të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Ndërkohë, ekipet e kërkim shpëtimin janë në terren dhe po punojnë për të nxjerr nga rrënojat personat e bllokuar, duke përdorur të gjitha mënyrat e mundshme. Tërmeti i fuqishëm shembi 3 katetet e para të nja pallati, ku dyshohet se mund të ketë edhe persona të bllokuar.

Për të mbajtur ndërtesën në këmbë, deri në momentin kur të mbyllet operacioni i kërkim shpëtimit, autoritetet vendosën të përdorin 3 vinça.

Tre katetet e para të ndërtesës, e cila ndodhet në Demirkent Site në rrethin Bayraklı, ishin dyqane.

LEXO EDHE:

Back to top button