Tërmeti në Turqi, AFAD: Mund të rritet niveli i ujit në brigjet e Mesdheut

Tërmeti në Turqi, AFAD: Mund të rritet niveli i ujit në brigjet e Mesdheut

gjencia turke e fatkeqësive (AFAD) u ka kërkuar banorëve të Hatay-t që të qëndrojnë larg bregdetit, duke paralajmëruar se ekziston rreziku i rritjes së nivelit të detit pas dy tërmeteve me magnitudë 6.4 dhe 5.8 ballë që goditën vendin mbrëmjen e së hënës.

Ekipet e shpëtimit dhe të menaxhimit të fatkeqësive janë në terren në gatishmëri të plotë dhe u përgjigjen thirrjeve të urgjencës.

“Është e rëndësishme që qytetarët tanë të qëndrojnë larg vijës bregdetare si masë paraprake ndaj rrezikut të rritjes së nivelit të detit deri në 50 cm”, thuhet në njoftim.

Dy tërmete tronditën provincën më jugore të Hatay në Turqi të hënën, vetëm dy javë pasi tërmete të mëdha goditën rajonin.

Nga lëkundjet e fundit ka ndërtesa të shembura dhe raportohet për njerëz nën rrënoja.

Ende nuk dihet numri i saktë dhe nuk raportohet për viktima. Burime për Euronews Albania në Turqi konfirmojnë se janë shembur ato ndërtesa që ishin të dëmtuara nga tërmeti i parë dhe për fat të keq ka pasur njerëz që janë kthyer në banesat e tyre.

Sipas të njëjtave burime, deri më tani raportohet për 8 të plagosur.

LEXO EDHE:

Back to top button