Termi “konfidencial” , nuk lidhet me interesat ekonomike

Termi “konfidencial” , nuk lidhet me interesat ekonomike

Në ligjin për informata të klasifikuara, për termin “konfidencial” të cilin e përdori zëvendëskryetari i Qeverisë, Artan Grubi, duke e kategorizuar kështu marrëveshjen me Behtel-Enka, nuk lidhen interesat ekonomike, e as projektet për ndërtim të çfarë do qoftë projekteve infrastrukturore, kështu u shpreh në emisionin e sontëm “360 Gradë” në Alsat, gazetari Aleksandar Dimitrievski, duke cituar pjesë të vetë ligjit.

“Informatë e klasifikuar me shkallën “e besueshme”, është informacion i krijuar nga organet shtetërore, organet e Njësive të vetëqeverisjes lokale dhe institucioneve tjera, i cili është i rëndësisë së sigurisë publike, mbrojtjes, punëve të jashtme dhe sigurisë, aktivitete të kundërzbulimit të organeve shtetërore të Republikës së Maqedonisë së Veriut”, citoi kështu Dimitrievski ligjin për informatat e klasifikuara. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button