Terziç: Me ‘murin e verdhë’ dhe tifozërinë kalojmë në çerekfinale

Faza e 1/8-ës në Ligën e Kampionëve mbyllet sot, ku një ndeshje interesante është ajo mes Borusia Dortmund dhe PSV Aindhovenit. Sfida e parë në Holandë u mbyll në barazim 1-1, ndaj verdhezinjtë shpresojnë që në fushën e tyre të fitojnë dhe të kualifikohen në çerekfinale. Trajneri i Borussia, Edin Terzic, kërkon ndihmën e tifozerisë për të arritur objektivin.

“Muri i verdhë është i jashtëzakonshëm, por të gjithë tifozët tanë e bëjnë këtë një stadium të mrekullueshëm. Ne mund të llogarisim në mbështetjen e tyre. Nëse të gjithë qëndrojmë të bashkuar, jemi të guximshëm dhe pozitivë së bashku me tifozët tanë të mëdhenj, është më e lehtë të luajmë mirë dhe është më e vështirë për kundërshtarin. Ne duam t’u demonstrojmë të gjithëve se duam të shkojmë në raundin tjetër. Duhet ta shfrytëzojmë këtë mundësi dhe të kualifikohemi. Kemi disa probleme me mbrojtësit e qendrës, por do t’ia dalim mbanë. Mats Hummles ka shumë mundësi që sot të jetë titullar”, tha Edin Terziç.

LEXO EDHE:

Back to top button