Përfaqësuesja e Maqedonisë në futboll, sot në orën 17.00 do të zhvillojë përballjen e parë në muajin shtator, kur takohet me kombëtaren e Arabisë Saudite, në një ndeshje kontrolluese në Pragë të Çekisë. Mbrëmë futbollistët e Maqedonisë zhvilluan stërvitjen e vetme në stadiumin e Viktoria Zhizhkovit, ku kishin mundësi që të shijojnë terrenin ideal për lojë. Të kompletuar me ardhjen e Elmasit dhe Çurlinovit, futbollistët besojnë në vazhdimin e ecurisë pozitive edhe në sfidën miqësore, e cila do të jetë si një përgatitje për ndeshjen kualifikuese të Botërorit 2026, kundër Lihtenshtajnit, më 7 shtator në Shkup.
“Përballemi me një kundërshtarë serioz. Jo rastësisht u vendosëm që të luajmë me një kundërshtarë të tile, që të kemi një qasje reale në potencialin tonë. Do të kenë mundësi që të gjithë lojtarët të shfaqin potencialin e tyre, që nuk kanë mundur deri më tani të tregojnë të njëjtën. Mirëpo kjo nuk do të thot se nuk do të kemi kujdes për përformansin tonë dhe rezultatin në fund të takimit”, tha Blagoja Milevski, trajner i Maqedonisë.
“Kemi parë disa xhirime të tyre. Luajmë shumë me pronësimin e topit dhe dijnë që të menaxhojnë mirë atë dhe poashtu edhe lojën, ashtu që duhet të jemi maksimalisht të koncentruar dhe të luajmë me presion të lartë, në fushën e tyre, ose në atë mënyrë që do të në thot seleksionuesi. Por ne, si edhe në ndeshjte e tjera, do të dalim në terren që të kërkojmë fitore dhe kjo do të varet më shumë nga ne, se sa nga Arabia Saudite”, tha Elif Elmas, futbollist i Maqedonisë. /Alsat.mk








