Testamenti i Princit Filip do të mbahet sekret për 90 vjet

Gjykata Supreme e Anglisë mori vendim që testamenti i Princit Filip të mbahet sekret për të paktën 90 vjet për të mbrojtur dinjitetin e monarkisë.

Gjyqtari Andrew McFarlane vendosi që testamenti i Princit Filip të vuloset dhe se asnjë kopje nuk duhet të regjistrohet ose mbahet në gjykatë.

McFarlane gjithashtu vendosi që vlera e trashëgimisë së princit nuk duhet të deklarohet.

“Për të ruajtur dinjitetin e Mbretëreshës dhe familjes së saj të ngushtë, është e nevojshme të rritet mbrojtja që ofrohet për fushat private të jetës së tyre”, tha gjykatësi McFarlane, duke shpjeguar vendimin se testamenti duhet të mbahet sekret për të paktën 90 vjet.

McFarlane po ashtu theksoi se duke pasur parasysh se “interesin publik e mbikëqyr nga avokati i shtetit”, nuk ka bazë ligjore për hyrjen e përfaqësuesve të organizatave të medias në seancë.

Anëtari i parë i familjes mbretërore, testamenti i të cilit u mbajt sekret ishte Princi Francis, vëllai i Mbretëreshës Mari, gruaja e mbretit George V.

Për më tepër, pas vdekjes së nënës së Mbretëreshës Elizabeth dhe motrës së saj Princeshës Margaret, testamentet gjithashtu u vulosën.

Princi Filip vdiq në qershor në moshën 99-vjeçare.

LEXO EDHE:

Back to top button