Testet e sportistëve rus në “Tokio 2020”, të gjithë janë negativ

Të gjithë testet e sportistëve rus që janë bërë gjatë Lojrave Olimpike në Tokio, janë negativ. Nuk kishte asnjë befasi nga asnjë sportist rus në Tokio dhe këtë gjë e konfirmoi edhe mjeku i ekspeditës ruse në kryeqendrën e Japonisë, Andrej Zholinski.

Sportistët rus janë testuar për çdo ditë, ndërsa gjatë tërë kohës janë kontrolluar lëvizjet e tyre në Fshatin Olimpik. Për shkak të dopingut sistematik, sportistët rus garojnë nën flamurin e Komitetit Ndërkombëtar Olimpik.

Në Lojrat Olimpike “Tokio 2020”, sportistët rus arkëtuan 71 medalje , duke u ndalur në vendin e 5-të të shteteve pjesëmarrëse.

LEXO EDHE:

Back to top button