Tetë ditë paraburgim për anesteziologun nga Tetova

Tetë ditë paraburgim për anesteziologun nga Tetova

Gazetar: Adrian Kerimi

Gjykata i ka caktuar masën 8 ditore të paraburgimit Valton Dervishit, i dyshuar për dy vepra penale pas publikimit të video incizimit në tik-tok nga një repart i gjinekologjisë në Spitalin e Qytetit në Tetovë. Prokuroria Publike e ndjek Dervishin penalisht për “punë të pandërgjegjshme” dhe “incizim të paautorizuar”, dy vepra për të cilat rrezikon të paktën 8 vite burg. Referuar Kodit Penal, personi zyrtar për punë të pandërgjegjshme rrezikon burg nga 3 muaj deri në 5 vite, ndërkohë incizimi i paautorizuar nga personi zyrtar parashikon të paktën 3 vite burg.

“Ai i cili në mënyrë të paautorizuar do të fotografon apo gjiron video incizime të personit tjerët dhe hapësirës së tij personale pa pajtueshmërinë e palës, duke i cenuar privatësinë apo duke i shpërndarë tek një palë e tretë të njëjtat materiale apo bën që përmes atyre materialeve personi të identifikohet, gjobitet me të holla ose me burg deri në 1 vit.
Nëse veprën e kryen person zyrtar gjatë detyrës zyrtare, do të dënohet me burg nga 3 muaj deri në 3 vjet”, thuhet në Kodi Penal, Incizim i paautorizuar, Neni 152, paragrafi 2.

Në rrethana jo zyrtare mësohet se i pandehuri ka pranuar veprat, ndërsa procedura do të rrjedh si e përshpejtuar. Organi akuzës mund të zgjeron hetimin edhe mbi veprimet e Bexhetit në kundërshtim me protokollet shëndetësore, ndërsa ndjekjes së tij penale mund t’i bashkëngjitet edhe sanksionimi moral si pasojë e shkeljes së diskreditonit të pacientit. Autoritetet ligj zbatuese nuk mund të tregojnë nëse hetimi kundër anesteziologut do të përfshi edhe palën tjetër, respektivisht personin me të cilin ai ka komunikuar pemës rrjetit social tik-tok. Ekspertët vlerësojnë se organi akuzës duhet t’i ketë parasysh të gjitha rrethanat.

“Mirë është që prokurori ti ketë parasysh këto rrethanë dhe mirë është që është ndëshkuar kjo çështje, sepse kjo e bën një shoqëri me pa besim në aspektin e profesionalizimit dhe trajtimit të mirëfilltë mjekësor, por denigron edhe shoqërinë e cila megjithatë ka parime morale etike dhe profesionale”, u shpreh Sejfulla Osmani, ish gjykatës.

Para caktimit të masave të kujdesit, Bexhetit iu ngrit procedurë për konfiskimin e licencës dhe me vendim të prerë u largua nga puna si anesteziolog në Spitalin e Tetovës./Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button