Tetë raketa ranë në bazën turke në Irak

Tetë raketa ranë në bazën turke në Irak

Sulmues të paidentifikuar sot gjuajtën tetë raketa ndaj bazës ushtarake turke në Irakun verior, dy prej të cilave ranë në objekt, kumtoi Grupi antiterrorist, organizatë e sigurisë në rajonin autonom irkaian kurd.

Një person në bazë është plagosur, tha një burim nga forcat irakiane të sigurisë i cili refuzoi të identifikohet.

Asnjë grup ende nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin në orët e hershme të mëngjesit ndaj bazës Zilkan, në të cilën janë të vendosura forcat turke në provincën Ninevia në Irakun verior.

Turqia me dekada kryen operacione në Irak kundër Partisë punëtore kurde (PKK), e cila ka baza në rajon. Turqia, SHBA-ja dhe BE-ja e shpallën PKK-në grup terrorist.
Grupi nisi kryengritje në Turqinë juglindore në vitin 1984, ku jetën e humbë mbi 40.000 njerëz./MIA

LEXO EDHE:

Back to top button