Tetë raste të reja me Covid-19 në Shqipëri
Asnjë humbje jete dhe tetë raste të reja me COVID-19 janë identifikuar gjatë 24 orëve të fundit.
Kështu raporton Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale në Shqipëri, e cila shton se në të gjithë vendin janë kryer 3036 teste të dyshuara.
Aktualisht janë 55 pacientë aktivë me COVID-19, ndërkohë në Spitalin Infektiv në QSUT po marrin trajtim spitalor të specializuar, tre persona.
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 21
Shkodër 12
Elbasan 6
Durrës 5
Vlorë 5
Lezhë 2
Korçë 2
Berat 1
Fier 1.
Në Shqipëri deri tani nga COVID-19 kanë humbur jetën 1456 qytetarë, kurse numri total i të shëruarve ka shkuar në 130,023, që nga fillimi i epidemisë.
Procesi i vaksinimit vijon në të gjithë vendin, ndërsa në fokus janë grupet shoqërore më të rrezikuara.








