“Tetova së shpejti do të ketë një plan të detajuar për zhvillim mobil urban”

Në Çarshi të epërme, para taksistëve dhe pronarëve të bizneseve të vogla në këtë pjesë të qytetit, Sadi Bexheti, prezantoi planin e tij për zgjidhje e ngërçit nga trafiku i rënduar.

Ai para tyre, theksoi se Tetova së shpejti do të ketë një plan të detajuar për zhvillim mobil urban.

Po ashtu, Bexheti tha se  si pjesë e realizimit të këtij plani do të jetë zgjidhja që parashihet nga ekspertët për zhvillim urban nga universiteti i Cambridge.

Ndërtimi i parkingjeve në katër hyrjet kryesore të qytetit, ndërtimi i parkingjeve të reja në qytet, dhënia e licencave për parkingje private brenda qytetit, organizimi i transportit me cmim simbolik, formimi i ndërmarjes që do të menaxhjë me bicikletat, janë disa nga pikat kryesore që iu premtoi Sadi Bexheti qytetarëve të Tetovës./ Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button