Tetovarët ditët me temperatura të larta po i kalojnë nëpër pishina
Tetovarët ditët me temperatura të larta po i kalojnë nëpër pishina

Gazetar: Bashkim Sulejmani
Banorët e Pollogut këtë vit pushimet do t’i kalojnë kryesisht në bregdetin shqiptar. Kjo për shkak të afërsisë dhe çmimeve të përshtatshme. Drejtuesit e Agjencive Turistike në Tetovë thonë se është rritur interesimi edhe për pushime në Turqi.
“Por jo çdokush e ka mundësinë për të frekuentuar këto bregdete andaj në qytetin e Tetovës ka zgjidhje të mira. Ekzistojnë një numër i madh pishinash që ofrojnë madje atë që ofrojnë bregdetet me një çmim shumë më të ulët”, raporton Bashkim Sulejmani, gazetar.
“Pishinat janë të mira dhe kanë kapacitetin e duhur që qytetarët ti shfrytëzojnë. Është edhe zavëndësim për detin, sepse dihet ekonomia është e dobët dhe jo çdokush mund të shkoj në det, por dikush e ka edhe si parapërgatitje për në det. Por sidoqoftë mjafton të kalojmë një verë të mirë të kënaqen sidomos fëmijët”, u shpreh një qytetar.
A po kënaqesh?
“Po po, shumë mirë ia kalojmë në pishinë, vetëm për vikende vijmë”, u përgjigj një fëmijë.
Për dallim nga viti i shkuar, çmimet nëpër pishina mbeten të njëjta. Një ditë në pishinë mund të kalohet për vetëm 200 denarë thotë pronari i pishinës.
“Çmimet nuk ndryshojnë. Vitin e shkuar e bëmë dallimin 200 denar për të rritur dhe 150 për fëmijë. Çmimet janë solide dhe në pajtim me standardin që e jetojmë. Ditëve të diela janë më të lirë banorët kemi vizitor më shumë, ndërsa ditëve të tjera varet nga moti”, tha Zeqir Idrizi, menaxher i pishinës.
Për dallim nga vitet e shkuara, viteve të fundit, pothuajse gjitha pishinat në Tetovë janë të pajisura me nga dy apo tre shpëtimtarë, dhe një kujdes i veçantë i bëhet pastërtisë së ujit. /Alsat.mk