Tetovë, gjendet trupi i pajetë i një 16 vjeçari

Tetovë, gjendet trupi i pajetë i një 16 vjeçari

Sot (22.12.2022) në ora 07:10 në ujërat e lumit Shkumbim, rrugës për në vendin e quajtur “Banjiçe” në Tetovë, zyrtarët policorë nga SPB Tetovë kanë gjetur trupin e pa jetë e të miturit nga Novo Sella- Komuna e Zhelinës, për të cilin babai i tij J. H. (46) ka raportuar se më datë 21.12.2022 rreth orës 16:00 është larguar nga shtëpia me veturën “Audi” me targa regjistrimi të Tetovës. Më herët, rreth orës 02.20, vetura është gjetur pranë një objekti hotelierik në vendin e quajtur “Banjiçe”, njoftojnë nga SPB-Tetovë.

Sipas njoftimit të policisë vdekjen e 16 vjeçarit e ka konstatuar mjeku i Ekipit të Ndihmës së Shpejtë dhe me urdhër të Prokurorit Publik, trupi i pajetë është dërguar për autopsi.

Në orët e hershme të mëngjesit policia ka gjetur trupin e pajetë të një 16 vjeçari, i cili një ditë më parë ishte denoncuar nga babai i tij si i zhdukur.

“Në orët e hershme të mëngjesit policia ka gjetur në rrugën e banjës veturën me të cilën supozohet se është larguar nga shtëpia, personi denoncuar si i zhdukuri. Ndërsa pas pak është gjetur edhe trupi i pajetë tij”, njoftojnë për Alsat nga SPB-Tetovë.

Për momentin në vendngjarje ndodhen policia dhe prokuroria të cilat po hetojnë rastin.

 

LEXO EDHE:

Back to top button