Tetovë/ Ndërmarrja Publike Komunale e shoqëruar edhe nga një pjesë e administratës së komuëns, kanë filluar sot aksionin për pastrimin e parqeve të vogla
Tetovë/ Ndërmarrja Publike Komunale e shoqëruar edhe nga një pjesë e administratës së komuëns, kanë filluar sot aksionin për pastrimin e parqeve të vogla

Gazetar: Bashkim Sulejmani
Ndërmarrja Publike Komunale e shoqëruar edhe nga një pjesë e administratës së komuëns, kanë filluar sot aksionin për pastrimin e parqeve të vogla të qytetit por edhe trotuarit përgjatë shtratit të lumit, me qëllim parapërgatitje për sëzonin e verës, për të qenë shëtitoret e pastruara. Në aksionin e sotëm, u kyç edhe vetë kreu i komunës Bilall Kasami.
“Bashkë me punëtorët e Ndërmarrjes për pastrim dhe mirëmbajtje të hapësirave, dolëm për të rregulluar një hapësirë të qytetit të parku në afërsi të Xhamisë së Larme. Fjala është për një hapësirë të rëndësishme të qytetit e cila në të kaluarën nuk është mirëmbajtur. Sot bashkë me punëtorët e NPK po punojmë për ta kthyer të njëjtën në një hapësirë të përdorshme për qytetarët. Me këtë po ashtu vazhdojmë të punojmë edhe për lirimin e hapësirave publike dhe adaptimit të tyre për evojat e qytetarëve”, tha Bilall Kasami. Kryetar i komunës së Tetovës.
Drejtori i NPK-së, u shpreh se përveç pastrimit, trotuarët përgjatë lumit do të pajisen edhe me ulëse dhe ndriçim për natën.
“Ne jemi me punë vazhdimisht dhe kemi qytetarë që i dëmtojnë pajisjet urbane të qytetit por ne jemi duke i rinovuar dhe rregulluar. Në rast të dëshmisë se kush dëmton të njëjtat ka edhe padi për dëmtorët. Do vazhdojmë përgjatë Lumit Shkumbin po ashtu të bëhet me mburoja hekuri në të dyja anët e lumit që të jenë më të sigurt qytetarët”, tha Samet Bislimi. Drejtor i NPK Tetova.
Pjesa e parë e shëtitores përgjatë lumit, ka filluar të bëhet me mburoja hekuri por edhe pajisje urbane, por shpesh ndodh që nga qytetarë të pandërgjegjshëm, ose mbledhës të hekurit, të njëjtat të dëmtohen./Alsat.mk