Teuta gati të “rrëmbejë” Mexhit Nezirin e Shkëndijës?!

Kampioni i Shqipërisë në duel me kampionen e Maqedonisë, ose Teuta kundër Shkëndijës. Dueli i mundshëm në eliminatoret e Ligën e Kampionëve duket se ka filluar para kohe, pasi informacionet e televizonit “Alsat M” me burim nga Shqipëria, thonë se Teuta e Durrësit shikon seriozisht opsionin e angazhimit të mbrojtësit të Shkëndijës, Mexhit Neziri.

30 vjeçari luajti rol shumë të rëndësishëm në formacionin e Ernest Gjokës që fitoi titullin e kampionit në Maqedoninë e Veriut, ndërsa ka kontratë me “kuqezinjtë” tetovarë deri më 30 qershor të këtij viti. Në kushte kur zyrtarisht nuk ka ndonjë konfirmim për vazhdim të bashkëpunimit ndërmjet Shkëndijës dhe Nezirit, mundësi për të përfituar sheh Teuta e Durrësit që kërkon shansin të bëjë të vetin mbrojtësin polivalent që mund të mbulojë më shumë pozita në defanzivë.

Mbetet të shihet në periudhën që pason se cila do të jetë e ardhmja e Nezirit, nëse Shkëndija do ta mbajë në përbërje, apo Teuta do të arrijë ta rrëmbejë futbollistin e kampionit të Maqedonisë.

LEXO EDHE:

Back to top button