Thaçi thirrje shqiptarëve në Mal të Zi: Dilni në zgjedhje!


Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka bërë apel deri tek të gjithë shqiptarët në Mal të Zi që të shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të votuar.

Zgjedhjet në Mal të Zi mbahen më 30 gusht dhe partitë shqiptare janë bashkuar për të garuar së bashku.

“Shqiptarët në Mal të Zi duhet të marrin pjesë masivisht në zgjedhjet e së dielës. Ato përbëjnë një momentum tejet të rëndësishëm për vazhdimin e forcimit të orientimit euroatlantik të shtetit tonë mik. U bëj thirrje të gjithë bashkëkombësve tanë, që ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të zgjedhur dhe forcuar stabilitetin politik, paqen dhe sigurinë në tërë Ballkanin Perëndimor”, shkroi Thaçi në Facebook.

LEXO EDHE:

Back to top button