Thatësira shton rrezikun për zjarre në pyje

Temperaturat e larta dhe mungesa e reshjeve të shiut pritet të vazhdojnë edhe për së paku 10 ditë, për këtë arsye nga brigada e Zjarrfikësve apelojnë që qytetarët gjatë piknikëve apo shëtitjeve në natyrë të tregohen të kujdesshëm që të mos shkaktojnë zjarre që mund të dalin jashtë kontrollit. Komandanti i kësaj Birgade, Vlladimir Simonovski, thotë se tashmë i gjithë ekipi është organizuar meqë sezoni i rrezikut nga zjarret ka filluar, mirëpo numri i zjarrfikësve është shumë më i vogël se ai i nevojshëm dhe i parashikuar më ligj.
https://www.youtube.com/watch?v=a7xVhZczA_Q&feature=youtu.be
“Për momentin kemi 190, na nevojiten të paktën 260, që të mund të jemi funksional 80%-90% në të gjithë Shkupin. Ndërsa sipas asaj që parashikohet me ligj duhet të jemi 390 zjarrfikës. 05:51 Qytetarët të kujdesen ku i hedhin cigaret, me ndezjen e zjarreve në vende të hapura, qoftë për skarë apo çfarëdo qoftë. Gjithmonë të kenë kujdes si e lënë dhe çfarë lënë. Sepse në shumicën e rasteve shkaktari i zjarreve është faktori njeri.”
Pak kohë më parë kryetari i Qytetit të Shkupit Petre Shilegov, paralajmëroi se së shpejti do të hapet konkurs për punësimin e më shumë zjarrfikësve, por akoma nuk dihet se kur kjo do të ndodhë.
Në Maqedoni e Veriut numri i njësive të zjarrfikësve në krahasim me atë të komunave është 3 herë me i vogël. Në vendin tonë ka rreth 600 zjarrfikës, ndërsa duke marrë parasysh se numri i popullsisë në 84 komunat në vend është rreth 2 milion, numri i zjarrfikësve duhet të ishte mbi 1300 zjarrfikës.
Përveç zjarrfikësve, përgjegjësia për parandalimin e zjarreve bie edhe mbi Ndërmarrjen Publike “Pyjet Nacionale”. Nga Ministria e Bujqësisë thonë se nga kjo ndërmarrje ende nuk kanë dorëzuar kërkesë për përcaktimin e orarit të kufizimit të lëvizjes se qytetarëve në pjesët malore.
Ministria e Bujqësisë
“Vlerësimin për rreziqet eventuale nga zjarret e bëjnë institucionet përkatëse dhe ato i drejtohen për mendim Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave. Në si ministri japim mendim pozitiv në përputhje me kërkesat nga menaxhuesit e pyjeve. Deri tani nuk ka arritur asnjë kërkesë deri të MBPEU për ndonjë kufizim të mundshëm në lëvizje të qytetarëve në vendet malore.”
Zjarrvënia e qëllimshme apo nga pakujdesia konsiderohet si vepër penale, e cila varësisht provave dhe rrethanave të tjera dënohet me burg deri në 8 vjet. Në vitin 2019, u regjistruan zjarre që shkrumbuan qindra hektarë si zjarri në liqenin “ Mlladost”, në Veles, ku zjarri shkrumboi rreth 450 hektarë me pyje, apo zjarri i përmasave të mëdha në Skopska Crna Gora. Në të dyja rastet shkaktar thuhej të ishte faktori njeri.
Përgatiti: Evi Shkopi