“The Park Festival”, me yje shqiptare dhe kujdes këtë vit


Edicioni i dytë i The Park Festival do të mbahet edhe këtë vit në qytetin e Gostivarit, në datat 3,4,5 dhe 6 shtator.

Për shkak të pandemisë dhe kushteve aktuale, edicioni i sivjetshëm i “The Park” është i paraparë të realizohet përsëri në hapësirat e parkut të qytetit, por këtë radhë të gjitha eventet do ndiqen ulur. Numri i ulëseve është i kufizuar në 400, ndërkaq biletat do të jenë në shitje nga data 17 gusht dhe të njëjtat mund të sigurohen në faqen e mktickets.mk me një çmim simbolik prej 200 den.

Këtë vit festivali “The Park”  ka përgatitur dhe një skenë dhe program të veçantë për fëmijët. Programi përmban ekspozita, pika muzikore, truqe dhe perdormanca magjie, vallëzim. Për adhuruesit e muzikës elektronike do të ketë mbrëmje të veçantë në mbrëmjen e 6 shtatorit, në të cilën do të prezentohen Janski, Fix ,Redon Robi dhe Flooder.

Gjatë kohës së festivalit, çdo mbrëmjë nga ora 18 deri 20, në Amfiteatrin e qytetit, që ndodhet anën e djathë të lumit Vardar, do të organizohen ekspozita dhe performanca të ndryshme.

 

 

LEXO EDHE:

Back to top button