“The Rock” thotë se u ftua nga partitë politike për të garuar për president të SHBA-së

“The Rock” thotë se u ftua nga partitë politike për të garuar për president të SHBA-së

Ylli i filmave të Hollywoodit, Dwayne “The Rock” Johnson, ka zbuluar se ka marrë oferta nga partitë politike që të kandidoi për president të SHBA-së, raporton FemaleFirst.

Ai për këtë ka treguar në podcastin “What Now?” me Trevor Noah duke thënë se disa parti politike i kanë ofruar atij bashkëpunim.

“Në fund të vitit 2022, mora një vizitë nga palët duke më pyetur nëse do të kandidoja dhe nëse mund të kandidoja”, ka thënë ylli në podcast.

Sipas një sondazhi të publikuar në vitin 2021, pothuajse gjysma e amerikanëve do të mbështesnin Dwaynen nëse ai do të vendoste të kandidonte për presidencën.

Pas kësaj ai ka pohuar se është shokuar dhe i ka ardhur shumë mirë pasi ka parë rezultatin e sondazhit.

“Ky ishte një sondazh interesant dhe unë u preka me të vërtetë nga kjo. Me të vërtetë u befasova shumë dhe isha vërtetë i nderuar. Ishte një gjë e madhe”, ka thënë aktori.

Megjithatë 51-vjeçari ka refuzuar të tregojë se cilat janë partitë politike që e i kanë bërë oferta.

Ylli në vitin 2021 kishte thënë se dëshiron ta “bashkojë” Amerikën dhe se mund të garonte për president.

“Unë e kam këtë qëllim për të bashkuar vendin tonë dhe gjithashtu ndjej se nëse kjo është ajo që duan njerëzit, atëherë unë do ta bëj”, kishte thënë ai në “Sunday TODAY” me Willie Geist.

LEXO EDHE:

Back to top button