Thellohet kriza politike në Bullgari
Thellohet kriza politike në Bullgari

Thellohet kriza politike në Bullgari. Sllavi Trifonov nuk arriti të formojë qeveri.
Pas kësaj Bullgaria do të shkojë sërish në zgjedhje, të cilat do të jenë të shtatat në tre vjet.
“Ka një popull të tillë” kthen mandatin e tretë për formimin e qeverisë. Mandati fillimisht iu dorëzua GERB-SDS.
Partia e Borisov propozoi përbërjen e kabinetit dhe një kandidat për kryeministër, por gjatë votimit në sallë, kandidati Rosen Zhelyazkov nuk mori votat e nevojshme.
Më pas mandati i dytë i takoi “Vazhdojmë me ndryshimet – Bullgaria Demokratike”. Bullgarisë i duhet një qeveri e qëndrueshme dhe funksionale për të përshpejtuar financimin e BE-së, për ta futur vendin në Eurozonë dhe për t’iu bashkuar plotësisht zonës Shengen.
Planet për t’iu bashkuar eurozonës janë vonuar dy herë për shkak të inflacionit ndërsa data e re e anëtarësimit është 25 janari i vitit të ardhshëm.