Theri me thikë vajzën e tij, arrestohet nga policia

Një burrë nga fshati Prapaqan i Deçanit e ka therur me thikë vajzën e tij.  Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili tha se ngjarja ka ndodhur pas një mosmarrëveshje dhe se i dyshuari është arrestuar.

Gashi bëri të ditur se mjeti me të cilin është sulmuar vajza, është sekuestruar.

“Mbrëmë rreth orës 21:15 minuta policia është njoftuar për një incident në fshatin Prapaqan. Me të arritur në vendin e ngjarjes, policia ka taku viktimën të cilën menjëherë e ka dërguar në QKMF për trajtim mjekësor. Viktima ishte sulmuar pas një mosmarrëveshje nga babai me një mjet të mprehtë-thikë. Mjeti që dyshohet që është përdorë është sekuestruar. I dyshuari është arrestuar”, u shpreh ai.

Tutje, Gashi ka bërë të ditur se Prokurori ka urdhëruar që i dyshuari të dërgohet në mbajtje./klankosova.tv

LEXO EDHE:

Back to top button