Thesari nën akull: Shkrirja e akullnajave të Norvegjisë zbulon sekretet
Artefakte misterioze dhe magjepsëse po shfaqen për shkak të shkrirjes së akullnajave në të gjithë planetin. Nga mbetjet e lashta njerëzore e deri te veglat dhe statujat e çuditshme prej druri, këto objekte tërheqin çdo vit vëmendjen e arkeologëve në mbarë botën, të cilët vizitojnë rajonet malore të mbuluara me akull.

Eksploruesit kanë ecur nëpër akullnajat norvegjeze për mijëra vjet për të shitur dhe blerë mallra. Rrugët e lashta të gjuetisë, udhëtimit dhe tregtisë kanë kaluar malet midis bregdetit norvegjez dhe brendësisë që nga Epoka e Gurit. Arkeologët norvegjezë po rindërtojnë dhe lidhin gjurmët e rrugëve të lashta tregtare që çonin nëpër akullnajat.
“Norvegjia është në krye të kësaj fushe të re kërkimi, të quajtur arkeologji akullnajore”. “Me rreth 4,500 artefakte të zbuluara, vendi pretendon se ka më shumë se gjysmën e gjetjeve arkeologjike akullnajore në planet”, tha Espen Finstad, bashkë-prezantues i një programi norvegjez të quajtur “Sekretet e akullit”.