Papa Leoni XIV ka mbajtur meshën e parë të Krishtlindjes në rolin e kreut të Selisë së Shenjtë, duke mirëpritur mijëra besimtarë të mbledhur në Sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan. Përgjatë meshës, Leoni tha se Krishtlindja është festë e “besimit, bamirësisë dhe shpresës” dhe kritikoi “ekonominë e shtrembëruar” që çon drejt trajtimit të njerëzve si mallra të thjeshta. Sipas zyrës së shtypit të Selisë së Shenjtë, rreth 6,000 besimtarë ndoqën meshën në Bazilikë dhe rreth 5,000 jashtë, në shesh, përpara ekraneve gjigante.
“Një ekonomi e shtrembëruar na çon t’i trajtojmë qeniet njerëzore si mallra të thjeshta, Zoti bëhet si ne, duke zbuluar dinjitetin e pafund të çdo personi. Ndërsa njerëzimi kërkon të bëhet ‘zot’ për të dominuar të tjerët, Zoti zgjedh të bëhet njeri për të na çliruar nga çdo formë skllavërie. A do të jetë e mjaftueshme kjo dashuri për të ndryshuar historinë tonë?”, tha Papa Leoni XIV. /Alsat.mk








