Thirrjet e protestuesve sot para Kuvendit, në vesh të shurdhër – Deputetë në pushim!
Thirrjet e protestuesve sot para Kuvendit, në vesh të shurdhër – Deputetë në pushim!

Gazetar: Zekirija Haxhiu
Atmosferë e heshtur para Kuvendit, në pritje të protestuesve. Në Kuvend sot prezent ishin vetëm forcat policore, ndërsa kërkesat e protestuesve nuk pati kush t’i dëgjojë, shkruan Alsat.
“Ndonëse Kuvendi duhet të jetë i qasshëm 24 orë për qytetarët por edhe për protestuesit të cilët sot për 1 maj do të vijnë këtu para Kuvendit për të prezantuar kërkesat e tyre por edhe nevojat për të drejtat e punëtorëve, sot në Kuvend nuk punon asgjë. Gjegjësisht nuk ka askush për t’i pritur. Prezent janë vetëm policët të cilët mund t’i shihni prapa meje, janë radhitur një nga një, kanë vendosur barrikada të metalit për të parandaluar qytetarët dhe protestuesit për të kaluar në pjesën e brendshme të Kuvendit”, raporton gazetari i Alsat, Zekirija Haxhiu.
Mungesën e deputetëve e ndjenë edhe vet protestuesit.
“Në momentet më të rëndësishme për punëtorët dhe për qytetarët, pjesa më e madhe e atyre prapa meje, gjenden në pushime. Uaaa”, tha Sllobodan Trendafillov – LSM.
Nga Kuvendi, deputetët e vetëm që pamë krah për krah me protestuesit, ishin ato të së Majtës.
“Ndonëse askush nuk i priti para Kuvendit përpos policisë, protestuesit paraqitën kërkesat e tyre sa i përket të drejtave të punëtorëve dhe tani janë duke u larguar. Megjithatë deputetët dhe Kuvendi, ashtu si sot, edhe nesër do të jetë për ta 1 maj, ditë feste sepse e kanë vazhduar pushimin për katër ditë, pra nga sot deri të dielën. Me punë do të vazhdojnë ditën e hënë”, raporton gazetari i Alsat, Zekirija Haxhiu./ Alsat.mk