Thyhen protokollet e UEFA-s në sfidën në mes Real Madridit dhe Bajern Munihut

Protokollet e UEFA-s duket se janë thyer gjatë ndeshjes së Real Madridit në Ligën e Kampionëve kundër Bajern Munihut. Skuadra e Karlo Ançelottit krijoi rastet më të mira, por stadiumi “Santiago Bernabeu” u shtang në heshtje të plotë në minutën e 68-të. Hari Kejn e gjeti Alfonso Dejvis, me kanadezin që lëshoi një goditje mahnitëse për ta çuar topin në pjesën e pasme të portës së Andrij Lunin. Madridi mendoi se kishte barazuar në minutën e 72-të përmes Naços, por goli i tij u anulua pasi “VAR” ndjeu se ai kishte faulluar Xhoshua Kimihun.

Megjithatë, protokollet e UEFA-s thuhet se u thyen gjatë kontrollit të VAR-it, pasi përsëritja e incidentit u shfaq në ekranin e madh për ta parë të gjithë, gjë që nuk ishte menduar të ndodhte.

Sipas rregullores së UEFA-s, ku thuhet: “Ripërsëritjet e VAR dhe GLT nuk mund të shfaqen në ekranet gjigante në stadium, përveç nëse UEFA vendos ndryshe. Transmetimet dhe përsëritjet e njëkohshme të ndeshjes janë të autorizuara për monitorët e shtypit dhe kanalet me qark të mbyllur. Rezultatet e ndeshjeve të tjera mund të shfaqen në tabelën e rezultateve dhe/ose ekranin gjigant gjatë ndeshjes”.

Real Madridi përfundimisht barazoi në minutën e 88-të përmes Hoselut, i cili u fut në lojë vetëm në minutën e 81-të. Sulmuesi spanjoll shënoi edhe golin e dytë, për t’ia mundësuar Real Madridit kalimin në inale, aty ku përballet me Dortmundin më qershor në “Uembli”.

LEXO EDHE:

Back to top button