Tifozët e Apoellit presin Zvezdën me parrullën: “Kosova është Serbi”

Crvena Zvezda është pritur në Qipro nga tifozët e APOEL-it me mesazhe kundër Kosovës, raportojnë mediat serb. Skuadra serbe përballet me Omonia Nikosia në kuadër të kualifikimeve për Ligën e Kampionëve, por pritjen u kanë organizuar tifozët e klubit tjetër nga Qipro. Ekipi serb është pritur me fishekzjarrë dhe këngë, por nuk ka munguar edhe një mesazh: “Kosova është Serbi”.

Qipro është një prej shteteve të rralla nga Bashkimi Evropian që ende nuk e njeh pavarësinë e Kosovës. Tifozët e APOEL-it kanë raporte të mira me ata të Crvena Zvezdës andaj pritja e bërë u përshkrua si “madhështore” nga mediat serbe. /Lajmi.net/

LEXO EDHE:

Back to top button