Tifozët e Atletikos do të shkojnë në derbin e Madridit…me maska!

Tifozët e Atletikos së Madridit kanë nisur një fushatë në rrjetet sociale për të ndjekur derbin e së dielës me maska!

Në këtë mënyrë, ata do të mund të fyejnë Vinicius JR pa rrezikun e njohjes. Në sezonet e fundit, në çdo vizitë të Realit në çifligun bardhekuq ka pasur thirrje raciste kundër brazilianit, brenda dhe jashtë stadiumit.

Këtë të diel, më 29 shtator, gjithçka tregon se historia do të përsëritet. Nëpërmjet hashtag-ut “#MetropolitanoConMascarilla”, tifozët e skuadrës bardhekuq po promovojnë shkuarjen me gojën të mbyllur drejt stadiumit dhe në këtë mënyrë mund të ofendojnë lojtarin e Realit të Madridit, pa asnjë rrezik për t’u njohur.

Në mesazhet e tyre ata nuk hezitojnë të shqiptojnë fyerje raciste kundër Vinicius dhe të pranojnë se do të shkojnë në stadium me maskë, në mënyrë që të vazhdojnë ta bëjnë këtë pa qenë në gjendje të identifikohen.

LEXO EDHE:

Back to top button