Tifozët e Bajernit bojkotojnë sfidën në Shalke, UEFA ka rritur çmimin e biletave

Klubi ukrainas i Shaktar Donjetskut do të mirëpresë Bajern Munihun, më 10 dhjetor në “Veltins Arena”. Stadiumi ku luan ndeshjet si pritës Shalke shërben për Shaktarin në Ligën e Kampionëve.

Mbi 36 mijë tifozë të Bajernit kanë njoftuar se do e bojkotojnë këtë ndeshje, që rezulton se do luhet në Gjermani. Shkak është bërë rritja e çmimit të biletave nga UEFA.

Nëse për të parë ndeshjen me Atalantën në të njëjtin stadium u paguajt 28 euro, për Bajernin çmimi u rrit në 105 euro.

“Sudkurve Munchen” që janë dhe mbështetësit më të zjarrtë kanë njoftuar të gjithë anëtarët dhe më gjerë të bojkotojnë këtë sfidë.

LEXO EDHE:

Back to top button