Tifozët e Barcelonës kërkojnë Mesin, teksa festojnë trofeun e La Ligës

Mbështetësit e Barcelonës brohoritën emrin e Lionel Mesit derisa festonin triumfin e klubit për titull në La Liga, me argjentinasin që kërkohet të kthehet në ‘Camp Nou’. Ndjekësit e ‘Blaugrana’ dolën në rrugë, pasi panë Çavi të rikthente lavdinë në ligën spanjolle që nga viti 2018-19, dhe të parën pa Lionel Mesin, në librat e klubit që nga viti 1998-99.

Shtatë herë fituesi i Topit të Artë, i cili u largua drejt Paris Sen Zhermenit në vitin 2021, tani po sheh një rikthim emocional të hapave të spekuluara drejt Barcelonës, pasi kontrata e tij në Francë është drejt fundit.

Tifozët e kanë bërë të qartë se duan të shohin rikthimin e mrekullueshëm të të gjitha kohërave në një shtëpi, me emrin e argjentinasit që kumbon ndërsa ndjekësit e ngazëllyer të Barcelonës kënduan e festuan në Kataluni.

Mbetet për t’u parë nëse Messi do të jetë pjesë e ekipit në sezonin 2023-2024, me Barcelonën që po përballon beteja financiare të dokumentuara mirë, ndërsa skuadrat nga MLS dhe Lindja e Mesme thuhet gjithashtu se po japin oferta me para të mëdha.

LEXO EDHE:

Back to top button