Tifozët e Elon Musk i ndërtuan atij një monument 9 metra të gjatë

Tifozët e miliarderit Elon Musk ndërtuan një monument për nder të tij. Ata investuan 600 mijë dollarë dhe ngritën një monument të gjatë 9 metra në Teksas, SHBA.

“Shumica e njerëzve menduan se nuk do të mund ta bënim kurrë këtë. Ne punuam për monumentin për një vit. ne donim të takonim Elon dhe ta adhuronim atë. Mendojmë se ai është njeriu më inovativ në botë”, thonë ata.

Monumenti u krijua nga skulptorët Kevin dhe Michelle Stone. “Ne jemi shumë krenarë sepse me të vërtetë duket si ai,” tha Kevin për Maple Ridge News.

Ai tha se më 26 nëntor do të kontaktojnë Elon dhe do t’i kërkojnë që ta marrë dhuratën në fabrikën Tesla në Teksas, ku edhe janë prodhuar.

Musk së fundmi u bë pronar i Twitter dhe pushoi nga puna mijëra punëtorë.

LEXO EDHE:

Back to top button