Tifozët e Juventusit përkrahin Bonuçin, nuk e duan Lukakun

Hutim i madh dhe një prekje hidhërimi duket se janë ndjenjat që dominojnë në zemrat e tifozëve të Juventusit në këtë verë të ndryshimeve të mëdha.
Të mbledhur si zakonisht jashtë JMedical për të mirëpritur ardhjen e lojtarëve të tyre, tifozët e Juventusit i dedikuan një ovacion Leonardo Bonuçi, i cili u përjashtua nga skuadra për shkak të një zgjedhje teknike, dhe kënduan kundër ardhjes së Romelu Lukaku, të cilin shumë e konsiderojnë si një zgjidhje pak të arsyeshme për zëvendësimin e Dusan Vlahovic.
“Ne Lukakun nuk e duam”, ishte thirrja që u ngrit disa herë jashtë portave të qendrës mjekësore këtë të hënë që shënon fillimin e një jave vendimtare për merkaton. Në fakt, në ditët në vijim pritet një ofertë kontrete nga PSZH për Vlahoviçin.
Nga ana tjetër, tifozët e Juventusit thirrën për Bonuçin duke thënë “nuk e meritove”, të cilët nënkuptojnë faktin që klubi e përjashtoi.