Tifozët e Levskit lirohen pasi paguan gjobën prej 300 eurosh!

Tifozët e Levskit, të cilët u ndaluan për shkak të incidenteve, para dhe gjatë ndeshjes kundër FC Shkupit në eliminatoret për Ligën e Konferencës, dje janë liruar vetëm me gjobë, konfirmoi ambasada e Bullgarisë në Shkup.

Huliganët e ekipit të Sofjes janë dënuar me gjobë nga 18.000 denarë për prishje të rendit dhe qetësisë publike dhe sjellje të pahijshme në një vend sportiv. Mediat bullgare kanë konfirmuar menjëherë se gjithçka është në rregull me tifozët e Levskit, të cilët pas pagesës së gjobës, janë kthyer lirisht në shtëpi.

Sipas policisë në Maqedoni, një epilog i ngjarjeve të pakëndshme të ndodhura para, gjatë dhe pas ndeshjes Shkupi-Levski, janë arrestuar 19 bullgarë dhe dy tifozë të Shkupit, si dhe personat që kanë therur me thikë një tifoz mysafirë në lagjen e Çairit.

LEXO EDHE:

Back to top button