Tifozët e Milanit “rreshtuan” trajnerin Fonseka dhe lojtarët pas disfatës nga Liverpulli

Milani u mposht me rezultatin 1-3 ndaj Liverpulit, në duelin e parë të Ligës së Kampionëve, duke zhgënjyer totalisht tifozët kuqezinj, të cilët nuk i kursyen shpërthimet ndaj skuadrës së tyre.

Prej minutës së 80-të disa tifozë kuqezi u larguan nga tribuna e “San Siro”-s, ndërsa nga minuta e 85-të “Curva Sud” vendosi të mos këndonte më këngë dhe të heshtin. Para fishkëllimës së fundit atmosfera u nxeh edhe më shumë.

Pasi ndeshja mbaroi, trajneri Fonseka dhe lojtarët e tij u rreshtuan nga tifozët poshtë tribunës, duke marrë kritika të shumta. Plotë 59.826 tifozë ishin të pranishëm në stadiumin “San Siro”.

LEXO EDHE:

Back to top button