Tifozët e pakënaqur me fyerje të rënda ndaj futbollistët e Lacios

Lojtarët e Lacios u thirrën në “Curva Nord” pas barazimit 1:1 me Monzan të shtunën, me tifozët që ndjehen të frustruar me formën e dobët të ekipit. Lacio ka grumbulluar katër pikë pas pesë xhirove të para, duke përfshirë tri humbje, një fitore e një barazim. Këto rezultate nuk po i pëlqejnë aspak tifozëve, të cilët mbrëmë kërkuan edhe llogari nga lojtarët.

Pas përfundimit të ndeshjes, lacialët u përballen me tallje e fyerje nga tifozët, por nuk mbaroi me kaq.
Sipas raportimeve, skuadra shkoi në “Curva Nord” për të falënderuar ata për mbështetjen e tyre, por morën fyerje edhe më të forta.

Drejtuesit e “Ultras” më pas thirrën Çiro Imobilen dhe Luis Alberton për t’i qortuar dhe për të kërkuar më shumë angazhim në ndeshjen e radhës, kundër Torinos. Ata qëndruan aty për rreth tre minuta ndërsa po dëgjonin tifozët, të cilët kërkuan nga futbollistët të bënin më mirë nga ndeshja e ardhshme.

E gjith kjo përfundoi me duartrokitje dhe thirrje motivuese nga ana e tifozëve për ekipin.

LEXO EDHE:

Back to top button