VIDEO / Tifozët grek me shishe drejt tifozëve kosovar në Volos

Kombëtarja e Kosovës është duke e zhvilluar sonte ndeshjen më të rëndësishme të këtij edicioni në Ligën e Kombeve.
Gjatë pjesës së parë, disa tifozë grekë kanë gjuajtur me shishe drejt atyre të Kosovës, teksa “Insajderi” ka raportuar se dy tifozë të Kosovës kanë pësuar lëndime nga sulmet e grekëve. Pas pjesës së parë ndodhi edhe një përleshje mes tifozëve të Kosovës dhe Greqisë, ku u nevojit ndërhyrja e Policisë për të qetësuar sadopak situatën.
Përveç se e fishkëllyen himnin e shtetit të Kosovës dhe provokuan me vendosjen e flamurit serb, tifozët grekë nuk po i lënë rehat as futbollistët e Kosovës.
Nga fillimi i ndeshjes, grekët po i drejtojnë laserët te futbollistët “Dardanë”. Kjo padyshim se i pengon futbollistët e Kosovës, pasi i dekoncentron ata.
Por, situata është tensionuar edhe më shumë pas përfundimit të pjesës së parë, pasi ka ndodhur edhe një përleshje mes tifozëve kosovarë dhe atyre grekë.
Është dashur ndërhyrja e policisë për të qetësuar situatën /Gazeta Express/