Tifozët janë të zemëruar me yllin e mesfushës te Real Madridi

Tifozët e Real Madridit nuk janë kursyer aspak nga kritikat për njërin nga lojtarët e ekipit të tyre, pas debaklit që pësuan ndaj Barcelonës në finale të Superkupës së Spanjës. Ata ishin të zemëruar me një lojtar në veçanti. Aurelien Tçuameni, lojtar i cili u transferua për 80 milionë euro nga Monako në 2022, i cili mori kritika të mëdha në rrjetet sociale.

Reprezentuesi francez ndonëse me pozitë natyrale si mesfushor defanziv, u desh që të aktivizohej në qendër të mbrojtjes me Antonio Rudiger për shkak të mungesave në atë pozicion. Ai nuk arriti që të mbrojë mirë hapësirat dhe u la fajtor për golin e parë të Barcelonës që u shënua nga Lamine Jamal.

 

“Ishte shumë gabim për Tçuamenin, ky djalosh është një prej futbollistëve më të dobët që kam parë ndonjëherë, “ tha një tifoz në “X”.

 

“Nuk më intereson sa prej ju e pëlqeni Tçuamenin për shkak të postimeve të tij në Instagram ose sepse ai luan piano,” tha një tjetër tifoz.

 

“Tçuameni është një lojtar i madh, por sa herë e shohë atë gjatë viteve të fundit duket si lojtari më i dobët,” tha një tifoz tjetër.

 

Së fundmi pati raportime se për Tçuamenin interesim ka shprehur Man. Siti, të cilët pritet që shumë shpejtë të vijnë me një ofertë për të siguruar shërbimet e tij.

LEXO EDHE:

Back to top button