Tifozët japonezë shpjegojnë pse pastrojnë stadiumet pas ndeshjeve në Katar

Tifozët japonezë kanë fituar simpatinë e gjithë botës duke pastruar tribunat e stadiumit pas ndeshjeve të Kupës së Botës – por pyetja mbetet, pse e bëjnë këtë?

Tifozët japonezë mbledhin mbeturina edhe në ndeshjet ku kombëtarja e tyre nuk luan, kështu që Al Jazeera vendosi të pyesë tifozët pse e bëjnë këtë.

“Zemrat tona janë të pastra, ndaj tribunat duhet të jenë të pastra. Kjo do të thotë se skuadra ka arritur fatin e saj”, tha një tifoz pas fitores së tyre të pabesueshme 2-1 ndaj Gjermanisë.

Një numër fansash përmendën edhe fjalën “atarimae”, që përkthehet si “duke deklaruar të dukshmen”.

Njëri tha: “Ajo që na mësuan është atarimae do të thotë t’i lëmë gjërat më të pastra nga sa i keni gjetur. Dhe se ne duhet të shprehim gjithmonë mirënjohje.”

Një tjetër fanse shtoi: “Kjo është për shkak se prindërit tanë na mësuan këtë, por edhe përmes edukimit”.

Interesant është fakti se trendin e pastrimit e kanë vazhduar edhe tifozët e Marokut që kanë pastruar rrëmujën në stadium, por edhe tifozët e Australisë para stadiumit ku luanin kombëtaret e tyre.

“Kjo nuk është vetëm pjesë e kulturës së tyre të futbollit, është pjesë e kulturës japoneze,” shpjegoi gazetari Scott McIntyre për BBC në 2018.

“Shpesh dëgjon njerëzit të thonë se futbolli është një pasqyrim i kulturës. Një aspekt i rëndësishëm i shoqërisë japoneze është të sigurohet që gjithçka të jetë absolutisht e pastër dhe ky është rasti në të gjitha ngjarjet sportive.”

Për të kujtuar, tifozët japonezë kanë një histori kur bëhet fjalë për pastrimin e plehrave në skenën botërore të futbollit. Në vitin 2018, pas një disfate zemërthyese në sekondat e fundit të raundit të 16-të të Kupës së Botës kundër Belgjikës, ata fituan respektin e miliona njerëzve kur pastruan Rostov Arena në Rusi.

Dhe një vit më vonë, ata treguan përsëri klasin e tyre pasi disa tifozë morën mbeturina në Rojon Park pas fitores 2-1 të ekipit të tyre ndaj Skocisë në Grupin D në Kupën e Botës për Femra.

Për fat të keq, kombëtarja japoneze humbi sot nga Kosta Rika me rezultat 1-0 dhe tani ka një rekord të një humbjeje dhe një fitore para ndeshjes së tretë vendimtare në grupin e saj.

LEXO EDHE:

Back to top button