Tifozët kundër Realit dhe Benzemës….për një “tweet” ndaj Ronaldos

Real Madridi buzëqeshi një ditë pas ndeshjes së kthimit 1/8 finale të Ligës së Kampionëve me Liverpullin, në të cilën skuadra e Ançelotit fitoi 1-0 (rezultati i përgjithshëm 6-2), duke u kualifikuar kështu në çerekfinale. Karim Benzema ishte edhe një herë vendimtar për “Los Blancos”, i cili shënoi golin e tij të 77-të për Real Madridin në kompeticionin më të lartë evropian të klubeve.

Për Real Madridin, vitet e fundit ka qenë një konstante e vërtetë, por tifozët e tij nuk e kanë vlerësuar një postim nga klubi, i cili sipas disave ka eklipsuar rekordet e arritura nga Kristiano Ronaldo me ‘Merengues’.

Real Madridi vazhdon ta shijojë Benzema dhe rezultatet e arritura falë kontributit të sulmuesit francez, i cili edhe pas largimit të Kristiano Ronaldos, e çoi skuadrën drejt fitimit të një edicion të Ligës së Kampionëve. Megjithatë, pas golit të shënuar kundër Liverpull-it, shumë tifozë madrilenë sulmuan klubit për shkak të një postimi të veçantë në Tuitter, të publikuar disa sekonda pas golit të tij:“Mister Champions League”.

Një postim që ngjalli zemërimin e shumë tifozëve të Realit dhe të Ronaldos, të cilët reaguan menjëherë, duke vënë në pah sesi ky titull (Mister Champions League) i takon portugezit.

“Më i madhi i të gjitha kohërave është në të vërtetë CR7; “Ronaldo ose Mister Champions League”; “Të dua Real Madridi, por je kaq i pandershëm ndaj Kristiano-s”.

Këto janë vetëm disa nga tuitet e përgjigjeve që shfaqen në postimin e “Los Blancos,” duke demonstruar sesi tifozët, ndërsa shijojnë golat dhe lojërat e Benzema, vazhdojnë të jenë më shumë respektues ndaj kampionit të shumëfishtë, që u largua nga klubi në vitin 2018.

LEXO EDHE:

Back to top button