Tifozët me mesazhe provokuese kundër Kosovës, UEFA nis hetimin për Serbinë

UEFA ka hapur një hetim ndaj Serbisë, për koret e kënduara nga tifozët e saj kundër Kosovës, gjatë ndeshjes me Anglinë.

Hetimi i qeverisë europiane të futbollit do të bëhet për dy shkelje; hedhje e objekteve në fushë dhe mesazhe provokuese, që sipas UEFA nuk gjejnë vend në një event futbollistik.

Federata e Futbollit e Kosovës ka denoncuar  Federatën e Serbisë  në UEFA për të njëjtat argumente. FFK akuzon serbët se kanë shfaqur banderola, slogane e kore me mesazhe politike shoviniste, të papranueshme për një event si Kampionati Europian i Futbollit, që ka kërkuar dënim të ashpër për serbët.

LEXO EDHE:

Back to top button