Tifozi në Kopenhagë me porosi: “Të ndalojmë vrasjen e fëmijëve në Rripin e Gazës”

Ndeshja e Ligës së Kampionëve ndërmjet Kopenhagës dhe Mançester Junajtedit u ndërpre për pak kohë, pasi një tifoz u fut në fushë me një flamur palestinez.
Ngjarja ka ndodhur në fillim të ndeshjes në stadiumin “Parken” të Kopenhagës. Shpejt ndërhynë stjuardët, kështu që loja vazhdoi.
Në flamur shkruhej: “Të ndalojmë vrasjen e fëmijëve në Rripin e Gazës”.
Tifozi në Kopenhagë me porosi: “Të ndalojmë vrasjen e fëmijëve në Rripin e Gazës”