Tifozi që hodhi çakmakë ndaj Kurtua-s, kishte dhe një thikë!
Atletiko Madrid dhe Real Madrid në kuadër të xhiros së tetë të La Liga-s zhvilluan një ndeshje të tensionuar që solli shumë emocione, një ndërprerje, barazim te rezultatit dhe një karton të kuq në fund. Ndeshja përfundoi me rezultat 1-1 dhe Eder Militao shënoi për Real Madridin para se Korrea të sigurojë një pikë për Atletikon, në kohën shtesë.
Derbi u ndërpre pas golit të mysafirëve kur tifozët nga tribuna hodhën çakmakë ndaj portierit Tibo Kurtua. Pas rifillimit të ndeshjes, dukej se Reali do të festonte, por Atletiko ia doli në finale.
Pas ndeshjes, “El Chiringuito” raporton se një nga tifozët që hodhi çakmakun drejt Kurtua kishte edhe një thikë. Këtë situatë spanjollët e përcjellin si të pabesueshme dhe si një dështim të madh të organizatorëve të një prej derbit më të madh në botë.