“Tigrat” arrestojnë dy persona

"Tigrat" arrestojnë dy persona

Policia në dy aksione të ndara ka arrestuar dy persona njëri i arratisur nga burgu i Idrizovës dhe tjetri i kërkuar me vendim për vuajtje dënimi.

Njësiti policor “Tigrat” ka arrestuar 34 vjeçarin S.A. nga Haraçina i arratisur nga burgu i Idrizovës, e që është i dënuar me 12 vjet burg për vrasje.

Nga MPB thonë se ai po transportohej nga një tjetër i burgosur, që ishte angazhuar nga burgu për të punuar jashtë institucionit korrektues.

Në një aksion tjetër të policisë së Kratovës, është arrestuar 38 vjeçari D.M i kërkuar në bazë të vendimit të Gjykatës Themelore në Kratovë për vuajtjen e dënimit me burg prej 1 viti.

LEXO EDHE:

Back to top button