fbpx

Tirana humbet përballë Crvena Zvezdës në “Air Albania Stadium”


Tirana nuk arriti të mposhtë armatën serbe të Crvena Zvezdës, pasi u mposht me rezultatin 0-1 në stadiumin “Air Albania Stadium”.

Rastet e realizuara nga Muçi, Cale dhe Hoxhollari, ishin të pamjaftueshme për të shpallur fituese Tiranën, ndërsa nga krahu tjetër lojtarët e “yllit të kuq të Beogradit” arritën të finalizonin rastin e vetëm në portën e portierit Lika. Kujtojmë se talenti Muçi pati dy raste të mira shënimi në të dyja pjesët e lojës.

Në të parën, sulmuesi goditi mjaft bukur nga jashtë zone, ndërsa portieri kundërshtar u kundërpërgjigj po aq mirë. Ndërsa pak minuta më vonë, goditja e dënimit e realizuar nga Hoxhallari për pak sa nuk përfundoi në rrjetë. Kaq për pjesën e parë, për të kaluar në të dytën e cila do t’i gjente kryeqytetasit në portën kundërshtare.

Muçi pasi shmangi mbrojtësin kundërshtar, iu mohua goli nga shtylla. Ndërsa në minutën e ’62-të, Tomane mposht portierin Lika, në të parin rast për ekipin e tij. Kështu Tirana eliminohet nga “Uefa Champions League”, duke u zhvendosur një shkallë më poshtë, në “Europa League”, e për të luajtur shanset në trofeun e dytë më të rëndësishëm në Evropë.

LEXO EDHE:

Back to top button