Tirana, nuk e lëshon Seferin për më pak se 1 mln euro

Kërkesat për Taulant Seferin janë të shumta, me Tiranën që po shqyrton mundësinë më të mirë për të përfituar nga shitja e një nga yjeve të ekipit, me drejtuesit që e kanë të qartë se sulmuesi do të jetë pjesë e kryeqytetasve për ndeshjet në Europë, pasi një tjetër paraqitje e mirë e tij do të thoshte më shumë të ardhura në arkat e Tiranës.

Sipas “Panorama Sport” presidenti Refik Halili është shprehur se Seferin nuk e lë, nëse skuadra që kërkon shërbimet e tij nuk paguan të paktën 1 milion euro. Gjithsesi, gjithçka mbetet për t’u parë në javët në vazhdim.

Mësohet se ofertat e para janë diku te 500 mijë euro. Gjithsesi, një gjë është e qartë, me këtë pozicion të Seferit, kalimi i tij në një skuadër tjetër është pothuajse i garantuar, ndërsa ofertat mund të jenë edhe më të larta pas garave në Europë.

LEXO EDHE:

Back to top button